Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Moska zyrtare: Dy dronë ukrainas rrëzuam mbrëmë pranë Kurskut

Moska zyrtare: Dy dronë ukrainas rrëzuam mbrëmë pranë Kurskut

08:38, 11/08/2023
A+ Aa A-

Forcat ruse të Mbrojtjes Ajrore kanë rrëzuar mbrëmë dy dronë ukrainas afër Kurskut në Rusinë perëndimore. Ky fakt u bë i ditur në Telegram nga guvernatori i rajonit, Roman Starovoit, siç raporton Tass.

“Dje në orën 23:00 trupat tona të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy dronë ukrainas në afrim me Kursk”, shkroi Starovoit pa dhënë detaje të mëtejshme. Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar.

Kujtojmë se Ukraina ka lëshuar disa drone në drejtim të Moskës, ku madje nga sulmet janë shkaktuar edhe dëme materiale, por jo në njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco