Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

VOA: Gjykatësja thërret palët për të diskutuar mbrojtjen e të dhënave në çështjen ndaj zotit Trump

VOA: Gjykatësja thërret palët për të diskutuar mbrojtjen e të dhënave në çështjen ndaj zotit Trump

09:18, 09/08/2023
A+ Aa A-

Gjykatësja Tanya Chutkan vendosi që seanca të zhvillohej të premten në orën 10 të mëngjesit, menjëherë pas përplasjeve midis palës mbrojtëse dhe prokurorëve lidhur me datën e caktimit të seancës.

Avokatët e zotit Trump kishin kërkuar shtyrjen e seancës deri në fillim të javës së ardhshme, ndërsa akuza tha se ishte e gatshme gjatë gjithë javës.

Seanca e së premtes vjen pasi ekipi mbrojtës i zotit Trump kundërshtoi të hënën një kërkesë nga prokurorët, që gjykatësja Chutkan të nxjerrë një urdhër për të siguruar që provat konfidenciale të mos bëhen publike nga zoti Trump, duke sugjeruar se ai mund ta përdorte informacionin për të frikësuar dëshmitarët.

Zoti Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe i ka quajtur akuzat të motivuara politikisht.

Avokatët e zotit Trump thanë se kufizimet do të cenonin të drejtën e tij për lirinë e fjalës, e mbrojtur nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Trump nuk pritet të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit të premten. /VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco