Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Parashikimi i frikshëm i Elon Musk: Pas dy vitesh nuk do të kemi energji elektrike, dritat do të fiken!

Parashikimi i frikshëm i Elon Musk: Pas dy vitesh nuk do të kemi energji elektrike, dritat do të fiken!

10:35, 06/08/2023
A+ Aa A-

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, ka paralajmëruar një mungesë të afërt të energjisë elektrike. 

Siç raporton gazeta e biznesit " The Wall Street Journal ", Musk tha në një konferencë të furnizuesit amerikan të energjisë PG&E se zgjerimi i kapaciteteve të termocentraleve duhet të vazhdojë shpejt dhe kudo në mënyrë që të shmanget një krizë e energjisë elektrike. 

Nëse kjo nuk ndodh, pas dy vitesh do të ketë mungesë të energjisë.

''Pavarësisht fuqisë me energji elektrike që kemi, ne na nevojitet më shumë' tha Musk.

Për këtë arsye, 52-vjeçari i bëri thirrje industrisë së energjisë që të zbatojë më shpejt projektet e planifikuara të ndërtimit. 

Musk e sheh kërkesën në rritje për energji në veçanti si rezultat i përdorimit në rritje të aplikacioneve të AI. 

Sipas tij mjetet kompjuterike intensive do të konsumonin një sasi veçanërisht të madhe të energjisë.

Përveç kësaj, numri në rritje i e-makinave do të rrisë kërkesat për energji, sipas Musk. 

Deri në vitin 2045, kërkesa për energji në Shtetet e Bashkuara, sipas tij, do të trefishohet. 

Ndërkohë, përfaqësues të industrisë energjetike amerikane po supozojnë se rritja e kërkesës për energji do të jetë shumë më e vogël. 

PG&E, një nga furnizuesit më të mëdhenj të energjisë në SHBA, parashikon një rritje prej "vetëm" 70 për qind gjatë 20 viteve të ardhshme.

 Megjithatë, paralajmërimi i Musk do të merret seriozisht, shpjegoi CEO i PG&E, Patti Poppe për "ëall Street Journal".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco