Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shi e furtunë në vende të tjera/ Portugalia një tjetër vend që po lufton me flakët

Shi e furtunë në vende të tjera/ Portugalia një tjetër vend që po lufton me flakët

21:50, 05/08/2023
A+ Aa A-

Më shumë se 1,100 zjarrfikës dhe 14 avionë po luftojnë me një zjarr në një pyll në rajonin Castelo Branco të Portugalisë qendrore. Shërbimi i Mbrojtjes Civile paralajmëroi se për shkak të kushteve të motit – temperaturave të larta, të kombinuar me erërat e forta – mund të duhen disa ditë për të shuar zjarrin, flakët për momentin janë vendosur nën kontroll.

Tymi i zjarrit arriti në Fatimën, Kishën e Virgjëreshës Mari ku sot ishin mbledhur qindra mijëra mbështetës për të pritur dhe dëgjuar Papa Françeskun. Fatima është rreth 100 kilometra nga zona që u përfshi nga flakët.

Zjarri deri më tani ka djegur rreth 60 kilometra katrorë pyll. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme në banesa.

Komandanti i Mbrojtjes Civile Jody Rato tha se zjarri filloi të premten pasdite në një zonë të largët.

Sipas shërbimit meteorologjik, temperatura nesër në Castelo Branco do të arrijë në 40 gradë Celsius, nga 38 sot.

Alarmi është ngritur edhe në kryeqytetin Lisbonë, ku nesër, në ditën e fundit të vizitës së Papa Françeskut në vend, temperaturat priten të shkojnë 41 gradë Celsius.

Gushti është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit për Portugalinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco