Alarm për sulm ajror në Kiev, raportohen shpërthime në Zaporizhzhia

Alarm për sulm ajror në Kiev, raportohen shpërthime në Zaporizhzhia

20:44, 05/08/2023
A+ Aa A-

Një alarm ajror është lëshuar në Kiev në gjysmë ore të fundit, sipas mediave lokale dhe faqeve të gjurmimit të sirenave, ndërsa disa shpërthime raportohen në Zaporizhzhia. 

Kjo vjen pasi Kremlini premtoi se Rusia do të hakmerrej pas sulmeve të Ukrainës ndaj anijeve në Detin e Zi dje. 

Kryeqyteti ukrainas, Kievi është përballur me një numër të madh të sulmeve me raketa ruse.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se raketat ruse po shkojnë drejt qytetit dhe këshilluan njerëzit të marrin masa. 

Ndërkohë, mediat ruse dhe ukrainase po raportojnë të dyja shpërthime në Zaporizhzhia,  termocentralit më të madh bërthamor në Evropë dhe ka pasur luftime të ashpra muajt e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco