Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Të paktën 18 të plagosur pas rrëzimit të një autobusi turistik austriak në Gjermani

Të paktën 18 të plagosur pas rrëzimit të një autobusi turistik austriak në Gjermani

18:56, 05/08/2023
A+ Aa A-

Tetëmbëdhjetë persona u plagosën pasi një autobus turistik austriak u përplas dhe ra në një kanal në një autostradë pranë Hanoverit të Gjermanisë.

”18 personat me lëndime të lehta u dërguan në spitalet përreth. Në autobus ishin gjithsej 19 persona të moshës 24 deri në 74 vjeç dhe një djalë 9-vjeçar”,tha një zëdhënëse e policisë .

Drejtuesi i autobusit ishte nën hetim për rreziqe trafiku dhe pakujdesi.

Autobusi i ardhur nga Austria ishte nisur për në Norvegji. Fillimisht ishte e paqartë se nga ishte nisur autobusi në Austri.

Autobusi ishte përplasur në Autobahn 2 pranë Peine, në lindje të Hanoverit, mëngjesin e së shtunës, duke përfunduar në anën e tij në një kanal.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndonëse është e sigurt se në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco