‘Tentuan të kalonin kufirin në Chernihiv’, Ukraina: Bllokuam një njësi sabotazhi rus

‘Tentuan të kalonin kufirin në Chernihiv’, Ukraina: Bllokuam një njësi sabotazhi rus

12:41, 01/08/2023
A+ Aa A-

Një njësi sabotazhi rus u përpoq pa sukses të kalonte kufirin ukrainas në rajonin Chernihiv, i cili ndodhet në veri, afër kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Kështu deklaroi gjeneral-lejtnant ukrainas Sergey Naev në Telegram.

“Gjatë natës, në drejtimin verior të rajonit Chernihiv, forcat ukrainase parandaluan një përpjekje të një grupi sabotues armik për të kaluar kufirin shtetëror të Ukrainës,” shkroi Naev, duke shpjeguar se “katër persona të armatosur u identifikuan nga posta kufitare”.

Trupat ukrainase hapën zjarr ndaj njësisë ruse dhe e detyruan atë të tërhiqeshin, pasi ra alarmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco