UNESCO: Venecia të futet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik

UNESCO: Venecia të futet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik

08:12, 01/08/2023
A+ Aa A-

UNESCO propozon përfshirjen e Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik. Sipas një vendimi të bërë publik sot, autoritet nuk kanë marrë masa për të parandaluar përkeqësimin e zonës, veçanërisht për shkak të turizmit masiv dhe ndryshimeve klimatike.

“Zhvillimi i mëtejshëm (i Venecias), efektet e ndryshimit të klimës dhe turizmi masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në vlerën e jashtëzakonshme globale të vendit,” vëren Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Zgjidhja e këtyre problemeve “të vjetra, por urgjente” pengohet nga mungesa e një vizioni strategjik të përbashkët global si dhe koordinimi i ulët i autoriteteve lokale dhe kombëtare italiane, vazhdon Qendra e Trashëgimisë Botërore.

Shtimi i Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik do të kërkojë miratimin e shteteve anëtare të pranishme në një takim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që do të mbahet nga 10 deri më 25 shtator në Riad, Arabi Saudite.

Venecia, një qytet italian i ndërtuar mbi një grup prej 118 ishujsh të vegjëli ndarë me kanale dhe i bashkuar me ura, u themelua në shekullin e 5-të. Venecia u shtua në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në 1987.

Venecia është një nga qytetet më të vizituara në botë. Në periudhat e pikut, 100,000 turistë kalojnë natën atje, përveç dhjetëra mijëra vizitorëve që e vizitojnë çdo ditë.

Venecia shpreson se përfshirja e saj në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik “do të çojë në mobilizim më të madh të aktorëve vendas, kombëtarë dhe ndërkombëtarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco