Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Është kaq vapë në SHBA sa rojet e parkut pjekin biskota në një makinë

Është kaq vapë në SHBA sa rojet e parkut pjekin biskota në një makinë

20:47, 31/07/2023
A+ Aa A-

Stafi i Parkut Kombëtar të Zionit në pjesën jugore të shtetit të Utah, vendosi të tregojë se vapa që prek këtë pjesë të SHBA-së nuk është shaka, ndaj kanë pjekur biskota duke e lënë brumin në një veturë të parkuar.

“Vetura juaj mund të jetë një furrë, fjalë për fjalë. Kështu që vendosëm të gatuajmë biskota!”, shkruan shërbimi i parkut në një postim në Instagram, ku përfshihej një video e një ene me biskota me çokollatë të vendosur në pultin e një veture.

U deshën rreth tre orë për të pjekur biskotat dhe rojet vunë re se ato dolën pak si “kroasant”.

Temperaturat në Zion në javët e kaluara kanë qenë vazhdimisht mbi 38 gradë Celsius, që do të thotë se temperaturat brenda automjeteve mund të arrijnë deri në 93 gradë të shkallës Celsius, raportojnë mediat amerikane.

Para se të piqeshin biskotat, në veturë vendosej një termometër, i cili shkrihej nga nxehtësia.

Kafshët dhe fëmijët nuk duhet të lihen kurrë vetëm në një veturë, sipas një njoftimi të shërbimit të parkut.

Faqja e internetit e parkut gjithashtu këshillon vizitorët që të shikojnë për shenjat e lodhjes dhe simptomat e goditjes nga nxehtësia kur vizitojnë parkun gjatë muajve të ngrohtë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco