Wagner ndalon rekrutimin e luftëtarëve dhe fokusohet në Afrikë dhe Bjellorusi Luftëtarë Wagner të vendosur në Rostov-on-Don në Rusi në qershor 2023

Wagner ndalon rekrutimin e luftëtarëve dhe fokusohet në Afrikë dhe Bjellorusi

11:07, 31/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit mercenar Wagner thotë se do të vazhdojë aktivitetet e tij në Afrikë dhe Bjellorusi, por se aktualisht nuk është duke rekrutuar luftëtarë të rinj.

Grupi po caktonte objektivat e tij të radhës, tha Yevgeny Prigozhin në një mesazh audio të publikuar nga një llogari në Telegram të lidhur me Wagner.

Mercenarët e grupit Wagner kanë luajtur një rol kyç gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Në qershor, disa mijëra prej tyre morën pjesë në një kryengritje jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Në mesazhin e tij audio, z. Prigozhin tha se shumica e luftëtarëve të Wagner ishin aktualisht pushim, sepse "para kësaj kishte një periudhë të gjatë pune shumë të vështirë".

Ai tha se grupi po vendoste për detyrat e ardhshme, të cilat "do të kryheshin për madhështinë e Rusisë".

Grupi do të qëndronte "aktiv në Afrikë dhe në qendrat stërvitore në Bjellorusi", shtoi ai në mesazhin e tij - i cili u publikua në llogarinë e Zonës Gri.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme, megjithëse Wagner dihet se është aktiv në shumë pjesë të Afrikës. Luftëtarët e grupit kanë qenë gjithashtu në Bjellorusi për të mësuar forcat e atjeshme të mbrojtjes territoriale.

"Ne nuk po përjetojmë ndonjë deficit në personel, po nuk planifikojmë të bëjmë rekrutime të reja," tha zoti Prigozhin. “Megjithatë, ne do t'ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës nëse mbani kontakte me ne dhe sapo Atdheu të kërkojë një grup të ri që do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e vendit tonë, sigurisht që do të fillojmë të rekrutojmë.”

Ai shtoi se nuk kishte kufizime të vendosura për luftëtarët e saj për t'u transferuar në "strukturat e tjera të pushtetit" të Rusisë dhe "për fat të keq, disa" ranë dakord ta bënin këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco