Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Rrëzimi i helikopterit në Australi, shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar

Rrëzimi i helikopterit në Australi, shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar

09:06, 31/07/2023
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes së Australisë tha sot ka pak shpresë që katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit ushtarak që u rrëzua në det në Queensland do të gjenden të gjallë.

 Helikopteri MRH-90 po merrte pjesë në stërvitjet ushtarake të quajtura Talisman Sabre, të cilat po mbahen nga SHBA dhe Australia duke përfshirë 30,000 personel ushtarak, kur u rrëzua vonë të premten mbrëma në ujërat e ishullit Hamilton, rreth 890 km në veri të Brisbane.

Ministri i Mbrojtjes Richard Marles  tha gjatë një konference për shtyp se gjatë operacionit të shpëtimit, ku përfshiheshin qindra personel ushtarak, u gjetën mbetje të helikopterit.

Shefi i Shtabit Angus Campbell tha se gjetja e 4 trupave nuk do të ishte e lehtë për shkak të rrymave të forta, por operacioni po vazhdonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco