Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Putin: Rusia e hapur për bisedime për paqe, por ka disa parakushte! E vështirë të zbatohet një armëpushim…

Putin: Rusia e hapur për bisedime për paqe, por ka disa parakushte! E vështirë të zbatohet një armëpushim…

08:12, 31/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus deklaroi se Moska është e hapur për bisedime për paqe. Por si Rusia ashtu dhe Ukraina theksojnë se bisedimet e paqes nuk mund të zhvillohen pa disa parakushte.

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se nuk e kundërshton idenë e bisedimeve të paqes për Ukrainën.

Një ditë pas samitit dyditor Rusi-Afrikë në Shën Petersburg Putini tha se nisma afrikane për paqen mund të shërbejë si bazë për gjetjen e paqes, sikurse edhe një nismë tjetër e paraqitur më parë nga Kina.

Megjithatë Putin shtoi se është e vështirë të zbatohet një armëpushim, kur ushtria ukrainase është në ofensivë.

Podoljak: Deklaratat e Putinit “rënkime” dhe “përralla të gjata”

Ukraina dhe Rusia kanë deklaruar më parë se nuk do të ulen në tryezën e bisedimeve pa disa parakushte të caktuara.

Ukraina dëshiron që kufijtë e saj të rikthehen si ishin në vitin 1991, kurse Moska thotë që kusht që negociatat të zhvillohen, është që Kievi të pranojë “realitetin e ri territorial” të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodimir Zhelenski e kritikoi idenë e një armëpushimi, pasi kjo do t’i lejonte Rusisë të mbante kontrollin e gati një të pestës së territorit ukrainas. Kuse këshilltari i tij, Mykhailo Podoljak, tha se deklaratat e fundit të Putinit janë “rënkime” dhe “përralla të gjata”. /DW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco