Rusia sulmon me bomba thërrmuese Ukrainën

Rusia sulmon me bomba thërrmuese Ukrainën

21:11, 30/07/2023
A+ Aa A-

xRusia ka sulmuar me municione thërrmuese një qytet lindor ukrainas, ka thënë një zyrtar ushtarak.

Kostantynivka, në rajonin e Donetskut, u sulmua sot pasdite dhe të paktën dy persona u plagosën, tha kreu i administratës ushtarake të qytetit, Olesksiy Roslov.

Gjithsej tetë shtëpi janë dëmtuar dhe po vazhdon puna për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, shtoi ai.

Municionet thërrmuese janë një armë e diskutueshme dhe janë të ndaluara në më shumë se 100 vende.

Disa argumentojnë se vrasin pa dallim për shkak të mënyrës se si shpërthejnë dhe vendosin bomba më të vogla në zona të gjera.

Human Rights Watch ka raportuar më parë se Rusia i përdori bombat në disa raste ndërsa së fundi SHBA-ja ka furnizuar me këtë lloj municioni Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco