Gjenerali Tchiani e shpall veten president i Nigerit, pas grushtit të shtetit

Gjenerali Tchiani e shpall veten president i Nigerit, pas grushtit të shtetit

14:33, 29/07/2023
A+ Aa A-

Në aktin e tij të parë si udhëheqës i vetëshpallur i vendit, Tchiani dhe zyrtarët e tij pezulluan Kushtetutën e vendit dhe bënë paralajmërim kundër ndërhyrjes së mundshme ushtarake.

Në Niger, gjenerali Abdourahamane Tchiani, i njohur gjithashtu si Omar Tchiani, e ka deklaruar veten "President i Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut".

Në fjalimin e tij në radio, Tchiani tha se ai organizoi grushtin e shtetit me ndihmën e Gardës Presidenciale, të cilën ai e komandon që nga viti 2011.

Në aktin e tyre të parë si udhëheqës të grushtit të shtetit, ata mbajtën takimin e tyre të parë me zyrtarë qeveritarë, pezulluan Kushtetutën e vendit dhe bënë paralajmërime kundër ndërhyrjes së mundshme ushtarake.

Tchiani shpjegoi se arsyet që çuan në grushtin e shtetit kanë të bëjnë me politikën e presidentit aktual Mohamed Bazoum për të luftuar terrorizmin rajonal dhe, në përgjithësi, me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

Sipas tij, vendi duhej të ndryshonte kursin për të shmangur "vdekjen graduale dhe të pashmangshme".

Disa ekspertë dhanë një arsye më të drejtpërdrejtë: Ish-presidenti Bazoum dyshohet se kishte planifikuar ta shkarkonte Tchiani-n.

Gjithashtu, kishte qytetarë nigerinë që u panë duke valëvitur flamujt rusë, gjë që shkaktoi dyshime për përfshirjen ruse dhe të grupit Ëagner. Por deri më tani nuk ka shenja të konfirmuara të mercenarëve në Niger sipas Kombeve të Bashkuara.

Mbështetje ndërkombëtare për demokracinë e parë të lirë

Udhëheqësit perëndimorë i kanë dënuar ashpër veprimet e Tchiani.

Presidenti i rrëzuar, Mohamed Bazoum, u zgjodh vetëm dy vjet më parë pas zgjedhjeve të para të lira, demokratike, të njohura ndërkombëtarisht në historinë postkoloniale të Nigerit. Bazoum dhe familja e tij me sa duket mbahen në rezidencën e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco