Pse Ukraina ndryshoi datën e Krishtlindjes?

Pse Ukraina ndryshoi datën e Krishtlindjes?

09:20, 29/07/2023
A+ Aa A-

Kisha ukrainase e ka mbajtur tradicionalisht festën e Krishtlindjes më 7 janar, në përputhje me patriarkatin e Moskës. Por tani, Ukraina e ka zhvendosur festën zyrtare të Krishtlindjes më 25 dhjetor.

Projektligji i nënshkruar nga presidenti Volodymyr Zelenskiy thekson përçarjen e midis kishave në Kiev dhe Moskë që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse ruse, është një mbështetës i Vladimir Putin dhe ka thënë se ushtarët rusë që vriten do të pastrohen nga të gjitha mëkatet e tyre.

Vitin e kaluar, Kisha Ortodokse e Ukrainës lejoi besimtarët të festonin Krishtlindjen më 25 dhjetor.

Qëllimi i ligjit të ri është "braktisja e trashëgimisë ruse të imponimit të festimeve të Krishtlindjes më 7 janar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco