Banorët në Odesa pastrojnë rrënojat pas granatimeve të vazhdueshme ruse

Banorët në Odesa pastrojnë rrënojat pas granatimeve të vazhdueshme ruse

09:24, 26/07/2023
A+ Aa A-

Pasi Rusia anuloi një marrëveshje për eksportin e grurit me Ukrainën, qyteti port i Odesa është bërë objektiv i granatimeve intensive nga Moska. Sulmet kanë dëmtuar ndërtesat e mbrojtura nën statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Banorët e qytetit ukrainas të Odesës kanë ndërmarrë një operacion masiv pastrimi pasi dhjetëra ndërtesa historike u shkatërruan nga sulmet ruse.

Deri vonë, qyteti port kishte pësuar relativisht pak dëme nga lufta. Por pasi Rusia anuloi një marrëveshje për eksportin e grurit me Ukrainën, Moska goditi zonat e portit dhe dëmtoi disa nga ndërtesat më të vjetra dhe më të bukura të Odesës.

Disa janë nën mbrojtjen e UNESCO-s, si Katedralja e Transformimit. Dhe përfaqësues nga organizata do të mbërrijnë në rajon për inspektim në ditët në vijim.

Katedralja nuk është e vjetër. Përfundoi në fillim të viteve 2000. Por famullitë dhe klerikët thanë se është e çmuar sepse është ndërtuar nga donacionet publike, që rikrijuan një katedrale të shkatërruar nga autoritetet sovjetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco