Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër! Në banesë iu gjet edhe municion luftarak

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër! Në banesë iu gjet edhe municion luftarak

09:27, 26/07/2023
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga Polici Shkodër, pasi qëlloi më armë në ajër, ndërsa pistoleta dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan. 

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ishte raportuar për të shtëna me armë, uniformat blu kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin për të cilin ishte raportuar.

Sakaq, pasi është identifikuar dhe kapur nga polici është vënë në pranga K. Y., 31 vjeç.   

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco