Ukrainë, SHBA akordon ndihma të reja ushtarake, përfshirë dronë spiunë

Ukrainë, SHBA akordon ndihma të reja ushtarake, përfshirë dronë spiunë

09:20, 26/07/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën një këst të ri të ndihmës ushtarake për Ukrainën në shumën e 360 milionë eurove.

Paketa do të përfshijë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, raketahedhës HIMARS, raketa Stinger, municione artilerie, automjete të blinduara dhe pajisje të tjera nga rezervat amerikane, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes.

Për herë të parë do të jepen edhe dronët survejues Black Hornet.

Mbështetja do të "forcojë forcat e guximshme ukrainase në fushën e betejës" dhe "do t'i ndihmojë ata të rimarrin territoret" të pushtuara nga forcat ruse, tha kryediplomati amerikan Antony Blinken në një deklaratë për shtyp.

Paketa e re e ndihmës vjen në mes të një kundërofensive ukrainase, e cila po përpiqet të zhvendosë forcat ruse në lindje dhe jug.

Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 39 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco