Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

George Soros dhe i biri sponsorizojnë ligjvënësen që urren Izraelin

George Soros dhe i biri sponsorizojnë ligjvënësen që urren Izraelin

08:57, 26/07/2023
A+ Aa A-

Sa herë që e djathta amerikane kritikon apo sulmon miliarderin majtist, George Soros, mediat e majta nxjerrin kartën e antisemitizmit.

Por janë vetë izraelitët që thonë se Soros po shkatërron Izraelin.

Para pak javësh, një ministër izraelit deklaroi se Alex Soros është si babai i tij dhe se do ndjekë axhendën anti-Izrael.

Ndërkohë, e përditshmja amerikane ‘Washington Free Beacon’ raporton së fundmi se Soros dhe i biri, Alex, kanë sponsorizuar një ligjvënëse që urren Izraelin.

Gazeta shkruan se George dhe Alex Soros kanë dërguar kontributet maksimale për ligjvënësen amerikane, Pramila Jayapal.

Kongresistja nga Uashingtoni është në kritika së fundmi edhe nga vetë demokratët, pasi tha se Izraeli është një shtet racist.

Por pikërisht në qershor, Soros dhe i biri kanë bërë donacione maksimale për fushatën e rizgjedhjes së saj.

Në një panel më 15 korrik, Jaypal tha se ajo po lufton për ta bërë të qartë për të gjithë botën se Izraeli është një shtet racist. Dhjetëra kolegë të saj demokratë i kanë dënuar këto deklarata, duke thënë se janë të rrezikshme dhe antisemitike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco