Tërmeti i fortë godet Turqinë, ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fortë godet Turqinë, ja sa ishte magnituda

08:06, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 5.5 është regjistruar në Turqinë qendrore ditën e sotme, njofton Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi fokale prej 12 kilometrash, sipas të njëjtit burim.

Një nga provincat e cila u godit sot nga tërmeti është dhe Adana, provinca të cilat u shkatërruan nga tërmetet e 6 shkurtit në Kahramanmaraş.

Lëkundjet janë ndjerë në qytetet përreth si Osmaniye, Gaziantep dhe Kahramanmaraş. 

Ndërkohë që qytetarët janë në panik të madh dhe ende nuk ka një deklaratë zyrtare nëse në rajon ka humbje jete apo dëme materiale, shkruan media turke Haberler. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco