Droni kamikaz i ukrainasve eliminon rrezikun, godet direkt ushtarët rusë që ishin në istikame

Droni kamikaz i ukrainasve eliminon rrezikun, godet direkt ushtarët rusë që ishin në istikame

10:54, 19/07/2023
A+ Aa A-

Betejat e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në jug të Ukrainës po vazhdojnë, ku çdo ditë raportohet për të vrarë nga të dyja palët dhe për shkatërrim të makinerisë luftarake.

Ukrainasit po vazhdojnë me operacionet e tyre në kuadër të kundërofensivës të shumëpërfolur, me të cilën synojnë të rikthejnë territoret e humbura dhe që kontrollohen nga rusët.

Se luftime të ashpra po ka çdo ditë në çdo cep të territorit të Ukrainës, e dëshmon edhe videoja e publikuar më poshtë, ku shihet sesi droni i ukrainasve godet direkt pozicionet e rusëve.

Ushtarët e Vladimir Putinit ishin futur në istikame, duke shpresuar se do t’ia mësyjnë pozicioneve të ukrainasve, por ata u goditën nga droni kamikaz akoma pa e filluar sulmin.

Derisa po bëheshin gati për një sulm drejt pozicioneve të ukrainasve, droni i lokalizoi dhe menjëherë u vërsul në istikamet që ishin futur – duke i goditur direkt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco