Samiti i NATO-s, Zelensky: Ju falenderoj për paketën e re, por donim ftesën për anëtarësim

Samiti i NATO-s, Zelensky: Ju falenderoj për paketën e re, por donim ftesën për anëtarësim

13:04, 12/07/2023
A+ Aa A-

Volodymyr Zelensky e nis fjalimin e tij duke thënë se “siguria mungon tani” në Ukrainë.

Ai falënderon NATO-n për tre paketat e saj të mbështetjes dhe thotë se ka diskutuar se çfarë mund të bëhet më shumë për të ndihmuar popullin e tij.

“Ne kemi disa lajme pozitive për paketën e re të mbështetjes së mbrojtjes që vjen nga partnerët tanë,” tha presidenti ukrainas.

“Dëshiroj të shpreh fjalë mirënjohjeje për ju Jens,” shton ai, duke iu drejtuar shefit të NATO-s.

Megjithatë, ai shton se rezultati “optimal” nga samiti do të ishte që Ukraina të merrte një ftesë të drejtpërdrejtë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco