Lëkundje tërmeti në jug të Italisë, ndihet në disa zona. Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në jug të Italisë, ndihet në disa zona. Ja ku ishte epiqendra

10:16, 05/07/2023
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar 5 kilometra nga Cesarò, në provincën e Messinas në jug të Italisë, nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 19 km. Tronditja u ndje edhe nga popullsia në komunat e afërta San Teodoro, Bronte dhe Maniace.

Nuk ka dëme apo lëndime.

Pak minuta pas të parës, një goditje e dytë, me magnitudë 2, u regjistrua nga Ingv, ende në të njëjtën zonë, 24 kilometra thellësi.

Autoritetet në Itali ka qenë në kontakt me strukturat vendore të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes Civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco