Tre persona sulmohen nga peshkaqenët në ujërat e Nju Jorkut

Tre persona sulmohen nga peshkaqenët në ujërat e Nju Jorkut

08:56, 05/07/2023
A+ Aa A-

Tre notarë u sulmuan nga peshkaqenët në ujërat e shtetit të Nju Jorkut. Mediat ndërkombëatre bëjnë të ditur se një djalë 15-vjeçar u sulmua nga një peshkaqen pasditen e së hënës teksa po bënte sërf në brigjet e Fire Island. Ndërsa dy notarë u sulmuan nga peshkaqenë në brigjet e Long Island të martën.

Në dy ditët e fundit janë regjistruar gjithsej 5 episode. Personat e sulmuar pësuan lëndime me ashpërsi të ndryshme në gjymtyrë, por ato nuk janë kërcënuese për jetën.

Frekuenca e sulmeve të regjistruara ditët e fundit është e paprecedentë në shtetin e Nju Jorkut. Sipas ekspertëve shkaku do të ishte një përmirësim i cilësisë së ujit dhe një rritje e numrit të peshqve me të cilët ushqehen peshkaqenët.

Pas një sërë sulmesh vitin e kaluar, zyrtarët e parqeve shtetërore kanë shtuar patrullimet dhe kanë vendosur më shumë drone për të vëzhguar ujërat për rrezik të mundshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco