Konfirmohen dyshimet, substanca që alarmoi Shtëpinë e Bardhë ishte kokainë

Konfirmohen dyshimet, substanca që alarmoi Shtëpinë e Bardhë ishte kokainë

08:09, 05/07/2023
A+ Aa A-

Një substancë e bardhë e gjetur brenda Shtëpisë së Bardhë vonë të dielën, që shkaktoi një evakuim të shkurtër, rezultoi se ishte kokainë. Burime të ndryshme iu thanë agjencive të lajmeve Associated Press dhe Reuters se testi paraprak tregoi se substanca e zbuluar në ëest ëing ishte kokainë.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret të SHBA, Anthony Guglielmi nuk e konfirmoi zbulimin, por tha për ëashington Post se substanca po i nënshtrohej testimit të mëtejshëm. Krahu Perëndimor përmban Zyrën Ovale, dhomën e kabinetit dhe zonën e shtypit, si dhe zyra dhe hapësirë ​​pune për stafin e presidentit.

Presidenti Joe Biden dhe familja e tij ishin në Camp David kur agjentët e shërbimit sekret që bënin kontrolle rutinë gjetën pluhurin e bardhë në një zonë të aksesueshme për grupet turistike. Biden dhe familja e tij u kthyen në Shtëpinë e Bardhë të martën.

“Të dielën në mbrëmje, kompleksi i Shtëpisë së Bardhë u mbyll në mënyrë paraprake pasi oficerët nga Divizioni i Uniformave të Shërbimit Sekret hetuan një send të panjohur të gjetur brenda një zone pune”, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco