Rusia sulon me dron qytetin verior të Ukrainës, një i vrarë 16 të plagosur

Rusia sulon me dron qytetin verior të Ukrainës, një i vrarë 16 të plagosur

17:01, 03/07/2023
A+ Aa A-

Rusia ka ndërmarrë një ofensivë në qytetin Sumy të Ukrainës. Sukmi është kryer me dron dhe raportohet për një të vrarë dhe 16 të plagosur.

 Një ndërtesë publike dhe dy ndërtesa banimi u dëmtuan në sulmin e kryer nga katër dronë, tha administrata rajonale.

Një tjetër alarm u dëgjua në rajonin Sumy disa orë pas bastisjes së mëngjesit, teksa Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan për më shumë sulme me dronë.

Ushtria e Ukrainës më herët sot tha se rrëzoi 13 nga 17 dronët Shahed të prodhuar nga Irani, të gjuajtur nga Moska gjatë natës në sulme të veçanta në disa pjesë të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco