Rusia paralajmëron reduktimin e eksporteve të naftës në gusht

Rusia paralajmëron reduktimin e eksporteve të naftës në gusht

13:39, 03/07/2023
A+ Aa A-

Rusia ka paralajmëruar se gjatë muajit gusht do të reduktojë eksportet e naftës.

Zëvendëskryeministri i Rusisë Alexander Novak në një deklaratë për mediat ka bërë me dije lajmin se reduktimi do të ndodhe deri në 500,000 fuçi në ditë.

“Rusia do të ulë vullnetarisht eksportet me 500,000 fuçi naftë në ditë në gusht, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar ekuilibrin në tregun e naftës”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Arabia Saudite njoftoi më parë se përveç korrikut dhe gushtit, do të ulë vullnetarisht prodhimin e naftës me një milion fuçi në ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco