Temperaturat në Iran shkojnë në 50 gradë Celsius

Temperaturat në Iran shkojnë në 50 gradë Celsius

11:14, 03/07/2023
A+ Aa A-

Qytetet Zahak dhe Hirmand në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit u bënë rajonet më të nxehta të vendit ku temperatura arriti në 50 gradë Celsius, raportoi Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, drejtori i përgjithshëm i Meteorologjisë Sistan-Baluchistan, Muhsin Haydari tha se në qytetet Zahak dhe Hirmand temperatura e ajrit ka arritur në 50 gradë, duke i bërë ato rajonet më të nxehta të vendit.

Sipas tij, në qytetin Zahidan, qendrën administrative të provincës, janë regjistruar 42 gradë. Haydari theksoi se temperatura e ajrit do të ulet nga e hëna me forcimin e erës.

Ai paralajmëroi qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të shmangin trafikun kur dukshmëria është e zvogëluar.

Drejtori i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave në Sistan-Baluchistan, Majid Mohibbi tha se më shumë se 1.000 persona u dërguan në spitale dhe qendra mjekësore ndërsa një person humbi jetën për shkak të pluhurit të imët që solli stuhia në disa qytete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco