Austria vendos të mbrohet dhe merr një vendim ‘historik’

Austria vendos të mbrohet dhe merr një vendim ‘historik’

09:03, 03/07/2023
A+ Aa A-

Austria synon t’i bashkohet programit të mbrojtjes ajrore “Sky Shield”, si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm austriak, Karl Nehammer, u shpreh: “Situata e kërcënimit është rritur jashtëzakonisht shumë për shkak të luftës agresive ruse në Ukrainë. Prandaj, Austria do t’i bashkohet nismës evropiane të mbrojtjes ajrore Sky Shield”.

Nehammer ka siguruar që ky program do të ofrojë mbrojtjen e nevojshme të hapësirës ajrore, e cila parandalon rrezikun “në mënyrë efektive”. Data e hyrjes së Austrisë në këtë program nuk është ende e qartë sepse “kriteret se si mund të marrë pjesë Austria janë duke u diskutuar aktualisht”, tha ministri në llogarinë e tij në Twitter, ku ai gjithashtu theksoi se “neutraliteti i Austrisë nuk do të preket”.

Klaudia Tanner, ministre e Mbrojtjes austriake, theksoi, sipas rrjetit austriak ORF, se “ky është një moment historik në historinë e politikës së mbrojtjes”.

Dy ministrat kanë vënë në dukje rëndësinë e përfshirjes së vendit të tyre në programin “Mburoja e Qiellit” dhe kanë ripërsëritur angazhimin e tyre për bashkëpunim: “Asnjë shtet evropian nuk mund të përballojë mbrojtjen mënyrë efektive të hapësirës ajrore i vetëm”.

Iniciativa “Sky Shield”

Ky program evropian i mbrojtjes ajrore për territorin, i frymëzuar nga modeli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u promovua nga Gjermania pasi mësoi për pushtimin rus të Ukrainës dhe lindi me qëllimin për të mbyllur boshllëqet në mburojën mbrojtëse të Evropës të integruar në sistemin e mbrojtjes së NATO-s. Kjo nismë shërben si mbrojtje për raketat e lëshuara nga Rusia. Me synimin për të forcuar Evropën veriore, që nga tetori i kaluar kanë marrë pjesë vende si Belgjika, Bullgaria, Finlanda, Norvegjia, Holanda dhe Republika Çeke, ndër të tjera. Danimarka dhe Suedia iu bashkuan këtij projekti shkurtin e kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco