1000 të arrestuar në Francë

1000 të arrestuar në Francë

10:15, 01/07/2023
A+ Aa A-

Demostruesit u përleshën sërish me policinë dhe plaçkitën dyqanet në natën e katërt. Ndërsa situata dukej disi më e qetë në krahasim me netët e mëparshme, trazirat përfshinë disa qytete në të gjithë vendin. Zjarrfikësit në periferinë e Parisit në Nanterre, ku ndodhi vrasja e adoleshentit 17-vjeçar shuan flakët, teksa protestuesit dogjën makina dhe dyqane.

Në periferinë fqinje Colombes, protestuesit përmbysën kazanët e plehrave dhe i përdorën për barrikada të improvizuara. Plaçkitësit gjatë mbrëmjes hynë në një dyqan armësh dhe vodhën një pjesë të madhe të tyre. Vetëm në qytetin port jugor mesdhetar të Marsejës, oficerët arrestuan 90 persona.

Ndërtesat dhe bizneset u vandalizuan gjithashtu në qytetin lindor të Lionit, ku një e treta e rreth 30 arrestimeve të bëra ishin për vjedhje. Në total sipas ministrisë së Brendshme janë arrestuar 1000 persona për vandalizëm dhe dhunë ndaj forcave të policisë.

Përballë krizës në përshkallëzim dislokimet masive policore nuk kanë arritur t’i shuajnë traziarat. Forcat e policisë tashmë të përforcuara masivisht u rritën nga 5,000 oficerë të tjerë në shumë qytete franceze.

Ministri i Brendshëm urdhëroi një mbyllje mbarëkombëtare të të gjithë autobusëve publikë dhe tramvajeve, të cilët kanë qenë ndër objektivat e rebelëve. Ai tha gjithashtu se paralajmëroi rrjetet sociale që të mos lejojnë që të përdoren si kanale për thirrje për dhunë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se qeveria e tij do të punonte me kompanitë e teknologjisë për të vendosur procedura për "heqjen e përmbajtjeve të tilla".

Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco