Terror në Meksikë, banda e armatosur rrëmben 14 punonjës policie

Terror në Meksikë, banda e armatosur rrëmben 14 punonjës policie

08:25, 28/06/2023
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Meksikë, atje ku lufta mes klaneve të drogës dhe policisë, duket se nuk do të ketë asnjëherë një fund.

Mediat lokale bëjnë me dije se 14 punonjës policia janë rrëmbyer nga persona të armatosur teksa udhëtonin me një makinë përmes shtetit të Chipas.

Disa video janë publikuar online në lidhje me këtë ngjarje, por që nuk dihet ende vërtetësia e tyre, ku shfaqen persona të maskuar, me xhup antiplumb që bllokojnë autostradën dhe iu vendosin armën në kokë policëve.

Zona ku ka ndodhur ngjarja njihet si një prej pikave të rëndësishme të kalimit të emigrantëve të paligjshëm dhe kokainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco