Çfarë thoshte sot televizioni shtetëror rus?

Çfarë thoshte sot televizioni shtetëror rus?

16:29, 27/06/2023
A+ Aa A-

Shumë ekspertë besojnë se rebelimi i dështuar i fundjavës së Wagner-it mund të ketë pasoja afatgjata për Kremlinin, por televizioni shtetëror rus duket i prirur ta vendosë historinë në arkivë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sot, kanalet kryesore të vendit - mesazhet e të cilave kontrollohen fort nga Kremlini - citojnë gjerësisht fjalimin e natës së vonë të Presidentit Putin, duke theksuar se ai falënderoi rusët për "unitetin dhe patriotizmin" e tyre.

Channel One siguroi shikuesit e tij se "situata tani është normalizuar dhe pasojat e asaj që ndodhi janë eliminuar".

Time Ëill Tell, një nga shumë emisionet politike që dominojnë programet e televizionit rus gjatë kohës së luftës, përmbante vetëm një segment të shkurtër mbi rebelimin në krye të programit, me prezantuesin që komentonte se “gjëja kryesore është se nuk arriti të përçajë vendin tonë”.

Pas kësaj, iu kthye temës që ka qenë në të gjithë ekranet ruse për javë të tëra - kundërofensiva ukrainase - të cilën TV rus e ka hedhur poshtë vazhdimisht si një dështim.

"Në Perëndim, ata janë të pakënaqur me mënyrën se si po shkon kundërofensiva dhe me Zelenskyn gjithashtu," deklaroi prezantuesi.

Një korrespodent luftarak që foli pas vijave ruse në Ukrainë tha se përpjekjet e Kievit për të krijuar një urë në bregun e majtë (lindor) të lumit Dnipro kanë qenë të pasuksesshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco