‘Lavdi Ukrainës!’, dy 16-vjeçarë ukrainas vriten duke luftuar me kallashnikovë ushtarët rusë

‘Lavdi Ukrainës!’, dy 16-vjeçarë ukrainas vriten duke luftuar me kallashnikovë ushtarët rusë

16:27, 27/06/2023
A+ Aa A-

Një video që tregon dy djem 16-vjeçarë ukrainas, të cilët ndërrojnë jetë pasi përplasen me armë me ushtarët rusë, është bërë virale në rrjet.

Në video dëgjohet një prej viktimave, i identifikuar si Tihran Ohannisian, teksa i plagosur dhe i gjakosur thotë: ‘Lamtumirë! Lavdi Ukrainës!’.

Adoleshenti shihet duke shtrënguar një kallashnikov në dorë dhe pranon fatin e tij për të rënë në luftë pas një përleshjeje me dy rusë, të cilët ai tha se ishin qëlluar me armë.

Pamjet e Tihranit dhe shokut të tij të klasës, Mykyta Khanhanov kanë tronditur ukrainasit, por në të njëjtën kohë janë vlerësuar si heronj pasi u vranë në një shkëmbim plumbash me forcat ruse në qytetin e pushtuar të Berdyansk.

Në komente ukrainasit lavdërojnë dëshmorët e rinj të kombit për trimërinë dhe heroizmin e tyre.

Forcat ruse në Berdyansk-un e pushtuar thanë se dy 16-vjeçarët ishin vrarë të shtunën. Ata pretenduan se djemtë kishin vrarë një civil pasi i etiketuan ata si ‘terroristë pro-ukrainas’.

Aktivistët e të drejtave të njeriut tani po përpiqen të kuptojnë rrethanat e sakta të vdekjes së djemve pasi ata u bënë objekt i një rezolute të Parlamentit Evropian, që dënon torturat e Tihranit dhe Mykytës nga forcat ruse.

Në shtator të vitit të kaluar, Tihran ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Berdyansk nga forcat ruse të cilat u përpoqën ta akuzonin për sabotim, pasi ka dëmtuar hekurudhën për të prishur logjistikën ushtarake. Asokohe u fajësua edhe Mykyta, por ai mundi t’i shpëtonte arrestimit.

Thuhet se Tihran u rrah dhe u torturua ndërsa forcat ruse u përpoqën të nxirrnin një rrëfim prej tij. Më pas ai dhe Mykyta u lanë në arrest shtëpie dhe u urdhëruan të paraqiteshin çdo ditë në një stacion policor lokal.

‘Djali im u torturua me goditje elektrike’, u tha gazetarëve asokohe, nëna e Tihranit, Oksana Starovierova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco