Kremlini: Rebelimi i forcave Wagner nuk do të ndikojë në ofensivën ndaj Ukrainës Forcat Wagner kapën qytetin Rostov-on-Don në Rusinë jugore të shtunën përpara se të përparonin në veri

Kremlini: Rebelimi i forcave Wagner nuk do të ndikojë në ofensivën ndaj Ukrainës

22:57, 24/06/2023
A+ Aa A-

Rebelimi i forcave Wagner nuk do të ndikojë në ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, tha Sekretari i shtypit i Kremlinit.

Dmitry Peskov tha se "nuk diskutohej" që rebelimi i dështuar i grupit mercenar të ndikonte në fushatën e Rusisë kundër Kievit.

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, më herët pohoi se 25,000 luftëtarë të tij ishin gati të sfidonin Presidentin Putin dhe autokolona e njerëzve të tij u nis drejt Moskës pasi kaloi kufirin nga Ukraina. Ata e ndaluan përparimin e tyre dhe shumë tashmë janë parë duke i lënë pozicionet e tyre.

Luftëtarët Wagner kanë qenë të rëndësishëm gjatë pushtimit rus të Ukrainës dhe Peskov thotë se mercenarët që dëshirojnë mund të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe luftëtarët që morën pjesë në kryengritjen e sotme nuk do të ndiqen penalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco