Wagner ndaloi 200 km larg Moskës/ Zbardhen kushtet që Prigozhin i vuri Putinit

Wagner ndaloi 200 km larg Moskës/ Zbardhen kushtet që Prigozhin i vuri Putinit

21:42, 24/06/2023
A+ Aa A-

Vendimi i udhëheqësit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, për ndalimin e marshimit vetëm 200 km larg drejt Moskës, ka ardhur pas kushteve që i ka vendosur presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas mediave ruse, Prigozhin pranoi të tërhiqej me kusht të “largonte” ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Valery Gerasimov nga postet e tyre.

Gjithnjë e më shumë mediat ruse po flasin për dorëheqjen e afërt të Shoigu dhe Gerasimov pas marrëveshjes Prigozhin-Moskë.

Gjithashtu theksohet se Alexei Dumin, guvernator i provincës Tula, i autorizuar nga Kremlini, ka marrë pjesë në negociatat me liderin e Ëagner.

Ultimatumi që ai u dërgoi atyre ishte që ata të harrojnë se mund të lëvizin drejt Moskës dhe në këmbim do të ketë garanci sigurie të organizatës paraushtarake si dhe premtimin për zgjidhjen e ngërçit me Shoigu dhe Gerasimov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco