Shefi i Wagner thotë se i urdhëroi mercenarët e tij rusë të ndalonin marshimin drejt Moskës

Shefi i Wagner thotë se i urdhëroi mercenarët e tij rusë të ndalonin marshimin drejt Moskës

19:54, 24/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i forcës Wagner tha të shtunën se ai ka urdhëruar mercenarët e tij të ndalojnë marshimin e tyre për në Moskë dhe të tërhiqen në kampet e tyre fushore në Ukrainë për të shmangur derdhjen e gjakut rus.

Njoftimi nga Yevgeny Prigozhin dukej se qetësonte një krizë në rritje. Moska ishte përgatitur për ardhjen e ushtrisë private të udhëhequr nga komandanti rebel. Dhe presidenti Vladimir Putin ishte zotuar se ai do të përballej me pasoja të rënda.

Udhëheqësi i mercenarëve të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka lëshuar një mesazh zanor në kanalin e tij Telegram duke thënë se ka rënë dakord të "ndalojë" lëvizjen e trupave të tij që po përparojnë drejt kryeqytetit rus, njofton BBC.

Prigozhin dhe presidenti i Bjellorusisë ranë dakord për “de -shpërshkallëzimin e situatës'

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë të cilave Prigozhin ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të "de-përshkallëzojë situatën", njoftoi kanali i lajmeve Rossiya 24, përcjellë nga BBC.

“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e forcave Ëagner në territorin rus dhe për hapa të mëtejshëm për uljen e tensionit”, tha Rossiya 24, duke cituar zyrën e shtypit të Lukashenkos.

Njoftimi thoshte se ishte "e mundur të gjendej një variant i pranueshëm i de-përshkallëzimit të situatës me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner".

Rossiya 24 tha se për bisedimet ishte rënë dakord me Putinin.

MesazhiL “Ne u nisëm në 23 qershor në marshimin e drejtësisë. Në një ditë udhëtuam, rreth 200 km, për në Moskë. Gjatë kësaj kohe nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak, prandaj, duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet në njërën nga anët, ne i kthejmë kolonat tona në drejtim të kundërt, në kampet fushore, sipas planit”, tha Prigozhin në mesazhin e tij audio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco