Avancimi drejt Moskës/ Grupi Wagner mbërrin në qytetin e tretë

Avancimi drejt Moskës/ Grupi Wagner mbërrin në qytetin e tretë

16:23, 24/06/2023
A+ Aa A-

Grupi Wagner, i cili ka nisur sot një kryengritje ushtarake kundër presidentit rus, Vladimir Putin, është nisur drejt Moskës.

Siç edhe paralajmëroi lideri i grupit, Yevgeny Prigozhin, mercenarët rusë kanë marrë nën kontroll 2 qytete, konkretisht Rostov-on-Donin dhe Voronezhin.

Grupi Wagner tashmë ka mbërritur në Lipetsk. Prezenca e tyre në këtë rajon është konfirmuar nga Guvernatori i Lipetskut, Igor Artamonov.

Përmes një postimi në rrjetin, Artamonov shkruan se agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës dhe se situata është nën kontroll.

Guvernatori i Lipetskut këshillon qytetarët të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco