VIDEO/ Momentet e fundit të kapura në kamera nga nëndetësja 'Titan'

VIDEO/ Momentet e fundit të kapura në kamera nga nëndetësja 'Titan'

09:48, 23/06/2023
A+ Aa A-

Misteri i nëndetëses Titan që u zhduk në ujërat e oqeanit Atlantik teksa po shkonte në një ekspetidë për të eksploruar rrënojat e Titanikut, duket se është zgjidhur.

Roja Bregdetare e SHBA-së, informoi publikun pasditen e të enjtes se ekipet e kërkimit zbuluan “pesë pjesë të ndryshme të mëdha mbeturinash” të identifikuara nga zhytësja Titan.

Sipas Rojes Bregdetare Amerikane nëndetësja në të cilën ndodheshin 5 persona në bord ka shpërthyer dhe sipas kompanisë Ocean Gate të gjithë personat në kabinë kanë vdekur.

Por në rrjete sociale janë bërë virale pamjet e fundit të nëndetëses Titan, përpara se ajo të zhdukej.

Abbi Jackson (22), e cila është e punësuar në anijen Polar Prince, nga e cila nëndetësja Titan shkoi në një mision për në zhytje drejt Titanikut, ndau një video të shkurtër që dyshohet se ishte krijuar para se nëndetësja të nisej për misionin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco