A mund të shpëtojë nëndetësja e Titanikut nga roboti ‘Victor 6000’?

A mund të shpëtojë nëndetësja e Titanikut nga roboti ‘Victor 6000’?

11:29, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kanë mbetur edhe pak orë për të shpëtuar nëndetësen Titan, e cila ishte zhytur drejt vendit ku u mbyt Titaniku. Bota po mban frymën: a mund të shpëtojë nëndetësja me pesë persona në bord?

BILD

Anijet e shpëtimit nga gjithë bota po nxitojnë për në vendin ku është fundosur Titaniku në vitin 1912, për të kërkuar për nëndetësen e zhdukur bashkë me pesë pasagjerë.

Disa prej kanë mbërritur tashmë.

Operacionin e kërkimit po e ndihmon edhe një anije speciale franceze e pajisur me robotin zhytës V'ictor 6000', që është i përshtatshëm për thellësi të mëdha.

Anija kërkimore ‘Atalante’ e institutit të kërkimit detar Ifremer, e cila u devijua nga një mision tjetër, mbërriti në zonë duke u gdhirë e enjtja.

‘Victor 6000’ është një robot që kontrollohet nga distanca nga ‘Atalante’ përmes një kordoni deri në tetë kilometra të gjatë dhe mund të punojë në një thellësi prej 6 mijë metrash.

Ai është i pajisur me kamera me ndriçim të fuqishëm, që sipas drejtorit të Ifrimer, Oliver Lefort, e ‘lejojnë të shohë nga një distancë prej 20 deri në 30 metra’.

Roboti është gjithashtu i pajisur me një pajisje sonare, e cila mund të zbulojë një masë metalike dhe me krahë metalikë.

Megjithatë, roboti zhytës nuk mund ta tërheqë i vetëm nëndetësen nëse do e gjente atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco