Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë veriore, të paktën 54 të vdekur

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë veriore, të paktën 54 të vdekur

11:24, 19/06/2023
A+ Aa A-

Të paktën 54 persona kanë humbur jetën në një rreth në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh ditët e fundit.

Sipas raportimeve, autoritetet po hetojnë tashmë nëse vdekjet kanë ardhur për shkak të një vale të nxehti që ka goditur rajonin. Ndërsa, në shtetin fqinj Bihar kanë humbur jetën 45 persona të tjerë.

Departamenti Meteorologjik Indian javën e kaluar lëshoi alarmin e kuq për mot ekstrem në disa pjesë të vendit, duke përfshirë shtetet, Uttar Pradesh dhe Bihar.

‘Disa nga vdekjet lidhen me moshën e thyer, ndërsa disa kanë shkaqe të tjera. Nuk ka asnjë provë të prekshme që është për shkak të nxehtësisë’, u shpreh Ravindra Kumar, një zyrtar i lartë i qarkut, pa konfirmuar numrin e të vdekurve.

Qeveria e shtetit Uttar Pradesh ka shkarkuar kreun e spitalit më të madh publik të Ballia, Dëakar Singh, pasi ai deklaroi tha se vdekjet kishin ndodhur për shkak të vapës.

Temperaturat kanë arritur afër 45 gradë Celsius ditët e fundit në Ballia ndërsa ndërprerjet e energjisë elektrike e kanë përkeqësuar më tej situatën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco