Tensionet me Perëndimin/ Italia bllokon Kinën për çështjen P'irelli'

Tensionet me Perëndimin/ Italia bllokon Kinën për çështjen P'irelli'

09:47, 19/06/2023
A+ Aa A-

Italia bllokoi një kompani shtetërore kineze që të marrë kontrollin mbi gjigantin e gomave, Pirelli. Vendimi është pjesë e masave të qeverisë italiane për të mbrojtur pavarësinë e kompanisë Pirelli.

Sipas BBC, ky veprim vjen në kohën kur tensionet mes Pekinit dhe Perëndimit janë të larta, ndërsa Kinën po e viziton Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Gjiganti kinez i kimikateve, Sinochem është aksionari më i madh i kompanisë Pirelli me 37 përqind të aksioneve në firmën 151-vjeçare me bazë në Milano.

Administrata e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, i ndërmori këto veprime në kuadër të të ashtuquajturës ‘Procedura e Pushtetit të Artë’, që synon të mbrojë bizneset që cilësohen si të rëndësishme strategjikisht.

Në vitin 2015, Pirelli u shit për 7.1 miliardë euro te një grup investitorësh kinezë, ku përfshiheshin kompanitë ChemChina dhe Camfin.

Gjashtë vite më vonë, ChemChina u shkri me kompaninë shtetërore kineze Sinochem. Po ashtu edhe fondi shtetëror kinez i investimeve ‘Silk Road’ ka 9 përqind të aksioneve të Pirelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco