Momente paniku, malajziani bllokohet brenda rrëshqitëses së ujit

Momente paniku, malajziani bllokohet brenda rrëshqitëses së ujit

08:20, 19/06/2023
A+ Aa A-

Momente agonie u përjetuan nga një malajzian, i cili u bllokua brenda një rrëshqitjeje uji të mbyllur, duke regjistruar përvojën e tij në video, të papërshtatshme për klaustrofobikë.

Video u bë virale në TikTok , duke mbledhur më shumë se 43 milionë shikime.

Në video, Jami, siç quhet malajziani fatkeq, është i tmerruar që në fillim pret të hapet kapaku poshtë tij që të fillojë shëtitja me rrëshqitje në ujë.

Megjithatë, disa sekonda pas fillimit të zbritjes, Jami duket se ka ngecur në një “pirun” përpara se të rimarrë shpejtësinë.

Mirëpo, pak më poshtë, për herë të dytë malajziani ngeci , dhe fillimisht thirri për ndihmë dhe u përpoq të zvarritet drejt një daljeje teksa më në fund një punonjës hapi rrëshqitjen e ujit dhe e liroi.

@jamii.talib 1st dengan last la aku main benda alah ni ! sangkut mad 😂  TRAUMATIZE  😂 #escapepark #outdooractivities  #escapeparkpenang  #superlooperescapepark ♬ original sound  - Jami R one

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco