Avokati i ish-eurodeputetes: Eva Kaili kërkon të ndahet nga Francesco Giorgi

Avokati i ish-eurodeputetes: Eva Kaili kërkon të ndahet nga Francesco Giorgi

12:16, 16/06/2023
A+ Aa A-

Duket se Eva Kaili dhe partneri i saj, Francesco Giorgi, do të shkojnë në rrugë të ndara në ditët në vijim, sipas deklaratave të avokatit të eurodeputetes, të përjashtuar nga PASOK pas skandalit të Katargate.

Mihalis Dimitrakopoulos zbuloi në televizionin Alpha se ish-ekzekutivja e PASOK-ut e ka informuar se klientja e tij dëshiron të ndërpresë marrëveshjen e bashkëjetesës që ka bërë me babain e vajzës së tyre, Francesco Giorgi, me të cilin tani jetojnë në shtëpi të ndara.

“Është një bashkëjetesë tipike. Ata i bashkon vetëm fëmija. Mundësisht në ditët në vijim do të ketë zhvillime në drejtim të përfundimit të marrëveshjes së bashkëjetesës”, tha avokati. Kemi diskutuar këto ditë se mundësia e prishjes së paktit është shumë afër. I thashë të mendonte se zonja Kaili është e vendosur për këtë vendim” , shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco