Pse Maria De Filippi u vesh me të bardha në funeralin e Berlusconi-t?

Pse Maria De Filippi u vesh me të bardha në funeralin e Berlusconi-t?

19:56, 15/06/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, Italia i dha lamtumirën e fundit ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi. Në homazhet e kryera nuk munguan figura të njohura të ekranit italian, mes tyre edhe ikona e prezantimit Maria De Filippi.

Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj. Në ditë zie, Maria De Filippi  zgjodhi të vishej me të bardha. Por ka një arsye pse prezantuesja zgjodhi të shfaqej me të bardha.

E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”.

Por, sipas mediave italiane, mesa duket ky veprim nuk paska qenë i paqëllimshëm. Maria, si një mike e vjetër e tij, e ka ditur mirë këtë dhe ka vendosur ta ndjekë këshillën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco