Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

The Guardian: Shkencëtarët krijojnë embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza staminale

The Guardian: Shkencëtarët krijojnë embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza staminale

14:24, 15/06/2023
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë krijuar embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza staminale, një arritje revolucionare që “anashkalon nevojën për vezë apo spermë”, shkruan sot gazeta The Guardian.

Shkencëtarët pohojnë se këto embrione model, të cilat ngjajnë me ato në fazat e hershme të zhvillimit njerëzor, mund të japin informacion vendimtar për efektet e çrregullimeve gjenetike dhe shkaqet biologjike të abortit të përsëritur.

Megjithatë, kjo është një arritje shkencore që ngre çështje serioze etike dhe ligjore, pasi subjektet e rritura në laboratorë bien ndesh me legjislacionin aktual në Mbretërinë e Bashkuar dhe legjislacionin e shumicës së vendeve të botës, siç shpjegon gazeta britanike.

Embrionet sintetike nuk kanë një zemër rrahëse ose ndonjë formë të hershme të trurit, por përfshijnë qeliza që në një fazë të mëvonshme zakonisht do të formonin placentën, qesen e verdhë veze dhe vetë embrionin.

“Ne mund të krijojmë shabllone që duken si embrion njerëzor duke riprogramuar qelizat burimore [embrionale],” shpjegoi profesoresha Magdalena Żernicka-Goetz e Universitetit të Kembrixhit dhe Institutit të Teknologjisë në Kaliforni gjatë prezantimit të hulumtimit në takimin vjetor të Shoqërisë Ndërkombëtare për hulumtimet e qelizave staminale në Boston.

Nuk ka asnjë perspektivë të përdorimit klinik të embrioneve sintetike në të ardhmen e afër dhe do të ishte e paligjshme implantimi i tyre në mitrën e një pacienti dhe nuk është ende e qartë nëse këto “struktura” kanë madje potencialin për të vazhduar maturimin përtej fazave të hershme të zhvillimit.

Motivimi për studiuesit, siç shpjegon punimi, është të kuptojnë periudhën e zhvillimit të embrioneve të quajtur “kutia e zezë”. Ky emër është për faktin se, duke qenë se shkencëtarët lejohen të rritin embrion në laborator vetëm deri në kufirin ligjor prej 14 ditësh, studimi i zhvillimit mund të vazhdojë vetëm në një fazë shumë më të vonë, përmes ultratingujve dhe dhurimeve të embrioneve për shkencën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco