Jeta e mjerueshme e terroristëve kurdë

Jeta e mjerueshme e terroristëve kurdë

14:51, 09/06/2023
A+ Aa A-

Imazhi i terroristëve që u dorëzuan duke dalë nga shpella në Operacionin Claw-Lock në veri të Irakut ka zbuluar jetën e mjerueshme të tyre, përkundër fotografive të zyrtarëve të lartë të terroristëve, të cilët u shfaqën në një banket. Gjatë kontrolleve shëndetësore u konstatua se zorrët e terroristëve kurdë ishin të thara nga uria e gjatë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke ndau imazhet e 2 terroristëve në rrjetet sociale më 4 qershor. Ky imazh i terroristëve, të cilët kanë vështirësi edhe të ecin nga uria, tregon qartë se ata janë lënë në mëshirë të fatit nga i ashtuquajturi drejtues i lartë i organizatës.

Komandot hyjnë në të gjitha strofkat dhe shpellat e terroristëve. Terroristët, të cilët kuptojnë se nuk mund të shpëtojnë si rezultat i operacioneve të vendosura të Forcave të Armatosura Turke, dorëzohen.

Në operacionin e kryer në shpellën në malin Hale, terroristët u kapën me një sasi të madhe eksplozivi në dorë dhe armë.

Pavarësisht dhjetëra imazheve që zbulojnë mjerimin e terroristëve në male, fotografitë e tjera të publikuara tregojnë qartë se i ashtuquajturi Bashkëkryetar i Këshillit Ekzekutiv të PKK/KCK-së, terroristi Cemil Bayık, vazhdon të festojë me miqtë në një tryezë të pasur me ushqime të ngrohta.

Mësohet se njëri nga terroristët e dorëzuar është mashtruar dhe i është bashkuar organizatës teksa jetonte me familjen në kryeqytetin e një vendi europian dhe tjetri në Siri.

Kujtojmë që Operacionin Claw-Lock është një operacion i vazhdueshëm ushtarak i Forcave të Armatosura Turke në Irakun verior, kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), si pjesë e konfliktit të vazhdueshëm kurdo-turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco