Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Tkurrja e ekonomisë gjermane, e gjithë eurozona bie në recesion

Tkurrja e ekonomisë gjermane, e gjithë eurozona bie në recesion

13:14, 09/06/2023
A+ Aa A-

Eurozona rrëshqiti në një recesion teknik në tre muajt e parë të vitit, pasi përjetoi një kontraktim ekonomik për dy tremujorë rresht.

Në të dyja rastet GDP-ja ra me 0.1 për qind. Pesha e ekonomisë gjermane, e cila pasi korrigjoi parashikimet e mëparshme ka regjistruar një rënie prej 0.3 për qind, është ndjerë nga ekonomia si një e tërë.

Eurozona po goditet rëndë nga pasojat e luftës në Ukrainë, që ka çuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve dhe ka cënuar shpenzimet familjare.

Rritja e shpenzimeve publike dhe investimet nuk ka qenë e mjaftueshme për të kompensuar humbjen e rrjedhjes së parave në konsumin privat.

Pa e quajtur situatën alarmante, Brukseli është përpjekur ta vërë theksin tek qëndrueshmëria e ekonomisë, e cila vazhdoi të krijonte vende pune dhe tek fakti se BE si i tërë shmangu recesionin teknik me një rritje prej 0.1 për qind në tremujorin e parë.

Rritja u udhëhoq nga Spanja dhe Italia. Komisioni Evropian ka njoftuar se do të rishikojë parashikimin për rritjen ekonomike prej 1.1 për qind në 2023-shin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco