Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Nis kundërofensiva ukrainase, sulm në shkallë të gjerë në rajonin e Zaporizhias

Nis kundërofensiva ukrainase, sulm në shkallë të gjerë në rajonin e Zaporizhias

20:08, 08/06/2023
A+ Aa A-

Kundërofensiva e shumëpritur e ushtrisë ukrainase kundër trupave pushtuese ruse ka filluar, duke i dhënë jetë një faze të re konfliktit që synon rivendosjen e sovranitetit territorial të Ukrainës dhe të ruajë mbështetjen perëndimore në luftë.

Lajmin e bën të ditur ‘Washington Post’, që citon katër burime ushtarake ukrainase, sipas të cilave trupat e Kievit kanë intensifikuar sulmet në vijën e parë në jug-lindje të vendit.

Dy burime zyrtare ukrainase, një prej të cilave e afërt me presidentin Volodymyr Zelensky, kanë konfirmuar për ‘ABC News’ se një fazë e kundërofensivës ukrainase është në zhvillim e sipër.

Edhe sipas kryetarit të lëvizjes ‘Ne jemi bashkë me Rusinë’, Vladimir Rogov, trupat ukrainase kanë tentuar një sulm në shkallë të gjerë në rajonin e Zaporizhias në tre ditët e fundit.

 ‘Në opinionin tim, tentativa për një kundërofensivë masive po zhvillohet prej tre, në mos katër ditësh’, ka deklaruar Rogov, i cituar nga agjencia e lajmeve ‘Tass’.

Ndërkohë, Kremlini ka reaguar me tone kërcënuese ndaj çdo agresioni nga pala ukrainase. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar se sabotimi i një strukture për eksportin e amoniakut nga Rusia, e ndodhur në rajonin ukrainas të Kharkivit, do të ketë një impakt negativ ndaj akordit për eksportin e grurit ukrainas, që skadon më 17 korrik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco