Rusi, guvernatori i Belgorod u kërkon banorëve të largohen nga kufiri ukrainas pas sulmeve

Rusi, guvernatori i Belgorod u kërkon banorëve të largohen nga kufiri ukrainas pas sulmeve

16:58, 04/06/2023
A+ Aa A-

Belgorod është një nga zonat kufitare ruse ku sulmet dhe aksionet nga Ukraina po prekin gjithnjë e më shumë civilët, duke i detyruar ata të ikin, njofton Euroneës.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, në kufi me Ukrainën, u ka bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga zonat që i janë nënshtruar bombardimeve intensive ditët e fundit.

"Unë kërkoj që banorët e lokaliteteve që janë bombarduar, veçanërisht ata në rrethin Chebekino të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre", tha të dielën guvernatori Vyacheslav Gladkov.

Chebekino, një qytet me një popullsi prej 40,000 banorësh, është goditur nga qindra predha artilerie këtë javë. Disa njerëz janë vrarë dhe mijëra civilë janë detyruar të ikin. Sipas Gladkov, evakuimet e mëtejshme do të "shpëtojnë jetë".

Ai shtoi se bombardimet goditën mbrëmë rrethet Chebekino dhe Volokonovski, duke shkaktuar "shumë dëme" por pa viktima. Ai tha gjithashtu se më shumë se 4,000 njerëz që kishin ikur nga bombardimet po strehoheshin përkohësisht në qendrat e pritjes në rajon./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco