Droni me Inteligjencë Artificiale 'vret' operatorin që e udhëzonte

Droni me Inteligjencë Artificiale 'vret' operatorin që e udhëzonte

13:09, 02/06/2023
A+ Aa A-

Prej disa kohësh, ekspertë të ndryshëm të Inteligjencës Artificiale kanë ngritur alarmin se zhvillimi i shpejtë i saj mund të sjellë shfarosjen e njerëzimit.

Ndërkohë një zyrtar i Forcave Ajrore në SHBA, tregoi një rast të frikshëm gjatë një konference në Londër.

Sipas tij, gjatë një simulimi, një dron i pajisur me Inteligjencë Artificiale, që kishte për mision të shkatërronte një raketë, u kthye kundër operatorit njerëzor, i cili kishte të drejtën e vendimit final, raporton Fox News.

Koloneli Tucker ‘Cinco’ Hamilton, shef i testimeve me Inteligjencën Artificiale, po fliste për rëndësinë, por edhe rrezikun e IA.

Ai tha se gjatë një simulimi, droni me inteligjencën artificiale kishte mësuar se misioni ishte që të shkatërronte një raketë. Por kur operatori njerëzor dha urdhrin për të mos e kryer misionin, Inteligjenca Artificiale vendosi të sulmojë vetë operatorin gjatë simulimit.

“Ne po e trajnonim atë në simulim për të identifikuar dhe shënjestruar një kërcënim me raketë. Dhe atëherë operatori tha po, shkatërrojeni atë kërcënim. Sistemi e identifikoi kërcënimin, por kur operatori i tha të mos e vriste objektivin, çfarë bëri? Vrau operatorin, pasi ai person po e pengonte të përmbushte objektivin e tij”.

Hamilton shpjegoi se sistemi ishte udhëzuar që të mos vriste operatorin pasi kjo ishte diçka e keqe dhe do të humbiste pikët. Por në vend që të vriste operatorin, sistemi i Inteligjencës Artificiale shkatërroi kullën e komunikimit që përdorej nga operatori për të lëshuar urdhrin e ndalimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco